Pamjet e një gruaje që tërhiqet nga treni në platformë, pasi çanta e saj ngeci tek dera, kanë ngritur shqetësime serioze për sigurinë e metrosë në Romë.
Natalya Garkovich, 43 vjeç u shtrua në pavijonin e reanimacionit për shkak të këtij incidenti, por tashmë është jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet italiane thanë se sensorët nuk e diktuan çantën e saj të mbetur në derë dhe rrjedhimisht frenat nuk u aktivizuan. Në një tjetër video që disponohet nga autoritete shfaqet drejtuesi i trenit Gianluca Tonelli, që është duke ngrënë para se të niset, megjithëse ai thotë se kontroloi pasqyrat dhe nuk u nis në mënyrë të pakujdesshme.
Në video shfaqet qartë Garkovich që tenton të ngjitet në tren dhe më pas ndryshon mendje dhe tenton të dalë. Por dera e trenit kap çantën e saj dhe pavarësisht përpjekjeve të njerëzve në platformë, treni e merr atë me vete.
Ajo që mediat theksojnë më shumë është fakti se pasagjerët në tren tërhoqën frenat e emergjencës, pasi e vunë re gruan në telashe, por treni nuk u ndal, pasi sistemi i emergjencës mesa duket ishte jashtë funksioni.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...