Familja që për 137 vite kishte vetëm djem, bëhet me vajzë

00:23 | 19 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Pas 137 viteve të lindur vetëm djem në familjen Settle, lindja e vajzës së parë është bërë shkak për festë.

Kelen dhe Will Settle nga Bluffton i Karolinës së Jugut të cilët tashmë kishin 3 djem, e edhe bebja tjetër pritej mashkull, por kur kanë zbuluar se është vajzë, ata janë befasuar jashtë mase.

Ata vajzës së tyre i dhanë emrin, Carter.

Ndërsa një surprizë i priste ata, kur njëri nga bashkëpunëtorët e Willit i tha atij të dilte për një gjiro me makinë.

Ai nuk po mund t’i besonte syve, kur pa një tabelë shumë të madhe të i kishe uruar mirëseardhje çikës Carter: “Mirë se vjen në botë Carter Louise Settle”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme