Trajneri i kombëtares mbërrin në tokën shqiptare

00:13 | 19 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Ka filluar sot, aventura e Christian Panuccit, në krye të kombëtares shqiptare të futbollit.

Italiani ka mbërritur në tokën shqiptare, duke zbritur në aeroportin e Rinasit, rreth orës 23:40 minuta të ditës së martë.

Ai pritet që nesër të nënshkruajë kontratën me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe të nisë zyrtarisht aventurën e tij, në drejtimin e kombëtares kuqezi, shkruan tch.

Christian Panucci do të zëvendësojë në këtë post, italianin tjetër, Gianni De Biasi, i cili drejtoi kombëtaren shqiptare nga viti 2011, deri muajin e kaluar.

1500415193_0101 1500415205_0303

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme