Google ADS

Nis vaksinimi kundër sëmundjes gungore, AVUK të gatshëm për trajtim

23:46 | 18 Korrik 2017
Arbresh.info

Valdet Gjinovci nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit, ka thënë se Kosova është mjaft mirë e përgatitur për të parandaluar këtë vit rrezikun ndaj sëmundjes gungore.

Në një prononcim të tij për Ora e Fundit, Gjinovci, tha se aktiviteti i vaksinimit kundër kësaj sëmundjeje të kafshëve nis ditën e mërkurë saktësisht në qytetin e Pejës dhe sipas tij ka doza të mjaftueshme për të realizuar vaksinimin.

”Aktiviteti si i tillë do të fitojë nesër nga ora 11:30, ku do të fillojë në komunën e Pejës në rrafshin e Dukagjinit. Këtë vit jemi mjaft mirë të përgatitur me doza të vaksinimit, këtë herë kemi ndihmesa dhe nga Bashkimi Europian”.

Tutje Gjinovci bëri të ditur se këtë vit nuk është paraqitur ende asnjë rast i prekur nga sëmundja gungore e lëkurës.

”Ajo cka është pozitive këtë vit është se nuk kemi asnjë rast të tillë në këtë vit. Nuk kemi asnjë rast në asnjë nga fermat e vendit tonë”.

”Këtë vit kërkojë nga të gjithë fermerët që të realizojnë vaksinimin për mirëqenien dhe shëndetin e kafshëve. Kemi mjaftueshëm doza dhe nuk do të kemi probleme për realizimin e vaksinimi. Këtë vit jemi të përgatitur dhe jemi në kohë sa i përket parandalimit të sëmundjes gungore”.

”Të gjitha produktet ushqimore për kafshët janë të sigurta prandaj dhe u sugjerojmë fermerëve për përdorim”.

Çka është sëmundja gungore?

Sëmundja Gungore e Lëkurës është sëmundje virale e gjedhit me karakteristik tipike të nodulave ose gungave në lëkure.

Transmetues i kësaj sëmundje janë mizat pickuese që më aktive janë në periudhën e pranverës së vonshme, verës dhe vjeshtës së hershme, sëmundja nuk prek llojet e tjera të kafshëve shtëpiake përveç gjedhit (lopë, buallica ). Kjo sëmundje nuk e prek njeriun dhe si e tillë nuk paraqet rrezik për shëndetin human.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme