Google ADS

Sulmi ajror që kishte në shënjestër dy snajperë të ISIS-it ka lënë të vdekur edhe shumë civilë

23:28 | 18 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Një sulm ajror që kishte në shënjestër dy snajperë të ISIS-it në maje të një ndërtese në Mosul, ka krijuar shpërthim masiv, duke lënë të vdekur rreth 100 ushtarë dhe shumë civilë lokalë.

Shkalla e fuqishme e betejës së Mosulit u zbulua nga revista Defense One, e cila e quajti operacionin si një ndër betejat më të fuqishme në 15 vjet, transmeton portali arbresh.info

Në shpërthimin e betejës në Mosulin Perëndimor në mars, trupat irakiane në terren kërkuan një sulm ajror urgjent, përderisa dy snajperistët e ISIS-it po vazhdonin të vrisnin civilë dhe ushtarë.

Kur sulmi ajror u krye mbi dy snajperistët, ajo la të vdekur dy militantët e ISIS-it, por shpërtheu me fuqi të madhe duke lënë të vdekur edhe civilë.

Shpërthimi ishte një nga operacionet më të mëdha dhe më shkatërruese. Pas sulmit ndërtesa komplet është shkatërruar.

Sipas raportimeve të fundit, militantët e ISIS-it kanë shitur gratë si skllave, duke përdorur shenjat e tyre të gishtërinjëve si faturë shitje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme