Një grua është arrestuar pasi hodhi thikën e mishit nga dritarja, e cila përfundoi në kokën e një fqinjit të saj.
Touch Channa, 30 vjeçe po argumentonte me burrin e saj Sim Thea, 30 vjeçe, kur ajo hodhi thikën nga dritarja, transmeton portali arbresh.info
Gjatë aktit të fjalosjes ajo arriti t’ia rrëmbejë burrit të saj nga dora thikën dhe mendoi se po ta hidhte nga dritarja thika do të përfundonte në lum pranë shtëpisë së tyre në Kampong Cham, Kamboxhia.
Por, hanxhari përfundoi drejtpërdrejtë në kokën e fqinjit të saj, ndërsa ai po riparonte anijen e tij në breg.
Ai menjëherë u dërgua në spital për të marrë trajtimin e duhur, ndërsa policia po heton nëse në shtpinë e të arrestuarës ka pasur dhunë familjare./Arbresh.info
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...