Aleanca Kosova e Re ende nuk e di nëse do të marrë pjesë në takimin konsultativ të thirrur nga Presidenti Hashim Thaçi për të caktuar një datë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Jetlir Zyberaj nga kjo parti, ka thënë se ende nuk kanë një qëndrim rreth takimit “meqë nuk kemi marrë ftesën zyrtare”.
Presidenti Thaçi ka ftuar partitë të hënën në takim ku pritet të caktohet një datë për mbajtjen e seancës ku do të konstituohet legjislatura e re e dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit. Konstituimi i Kuvendit i hap rrugë edhe zgjedhjes së Qeverisë.
Lajmi është konfirmuar nga këshilltari i tij, Ardian Arifaj, i cili ka thënë për RTK se takimi është ftuar për të hënën.
Edhe Alternativa, parti që është në koalicion me AKR-në dhe LDK-në, ka thënë se ende nuk ka marrë ftesën zyrtarisht nga presidenti.
“Do ta shqyrtojmë [ftesën v.j]. Pasi nuk na ka ardhur ende ftesa zyrtare nga Presidenti. Z. Thaçi duhet të na dërgoj njëherë ftesën zyrtare”, ka thënë Ilir Deda
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty