Haxhiu, Thaçit: Mos i shërbe ”Klanit Pronto” edhe si President

22:49 | 18 Korrik 2017
M. A.

Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka dhënë edhe njëherë qëndrimin e subjektit të saj partiak në lidhje me votat e koalicionit PAN për formimin e Qeverisë.

Haxhiu në një status në llogarinë Facebook, këmbëngul se Ramush Haradinaj nuk ka ”numrat” e mjaftueshëm për ta formuar Qeverinë pas zgjedhjeve të 11 qershorit, transmeton Klan Kosova.

Ky reagim i Deputetes Haxhiu, vjen menjëherë pasi Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka ftuar për të hënën, të gjitha subjektet politike për një takim konsultativ. E kjo për deputeten e Vetëvendosjes po konsiderohet ”pshtjellim për të blerë kohë”.

Në fund të reagimit të saj Haxhiu thotë se Presidenti Thaçi duhet të pushojë së shërbyeri Klanit Pronto.

”Pse Hashim Thaçi duhet t’i thërras në takim përfaqësuesit e subjekteve politike?! Sipas Kushtetutës, e drejta për të thirrur seancën konstituive i takon vetëm Presidentit!
Kjo e drejtë kalon tek deputetët vetëm nëse Presidenti nuk e thërret seancën brenda 30 ditëve!

Këto pshtjellime po bëhen vetëm e vetëm për të blerë kohë. Edhe njëherë, numrat nuk i kanë dhe Thaçi duhet të pushojë së shërbyeri klanit Pronto nga pozita e Presidentit!

Seanca konstituive duhet të thirret sa më parë!”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme