Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prishtinë, Lirak Çelaj, ka folur për ndërtimin e xhamisë qendrore të kryeqytetit, duke theksuar se nuk kanë pasur informatë zyrtare nga autoritet komunale rreth kësaj çështjeje
Ai ka thënë për Telegrafin se në mbledhjen e fundit të Komitetit për Politikë dhe Financa – të enjten e kaluar – është thënë se në mbledhjen e radhës do të ketë informata rreth ndërtimit të kësaj xhamie.
“Aty na është thënë se vendimi është marrë ma herët. Asambleja, para kësaj, është pajtuar më ndërtimin e këtij objekti fetar. Debati që u ngjall atë ditë doli nga një iniciativë e njerëzve të afër me VV-në, që po e kontestojnë ndërtimin”, ka thënë Çelaj.
Sipas tij, “mënyra se si është iniciuar peticioni, na bënë të dyshojmë se ka diçka prapa saj, sepse ndodhi menjëherë pas diskutimit që e kishim ne”.
“Qëndrimi i PDK-së në Prishtinë është që ky objekt duhet të ndërtohet, sepse për këtë më herët është marrë një vendim. Është e drejtë dhe kërkesë e komunitetit mysliman të ketë një xhami qendrore. Ne e kemi përkrahur tolerancën fetare. Madje, sado të vogla të jenë ato, duhet t’i kenë shtëpitë e kultit”, ka shtuar ai.
Çelaj ka thënë se “për këtë çështje janë pajtuar të gjitha palët”, duke shtuar se druan se “në mandatin e Shpendit nuk do të nis ndërtimi i xhamisë”.
“Politizimi i kësaj çështje është rrezik që i kanoset vendit. Në momentin që del në rrafsh politik, mendoj se po mbjellim konflikt”, ka shtuar ai.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...