Google ADS

Vetëvendosje nuk ka përgjigje për ftesën e Thaçit

22:03 | 18 Korrik 2017
M. A.

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka përgjigje për ftesën që u ka bërë presidenti, Hashim Thaçi partive politike për një takim konsultativ.

Zëdhënësi i kësaj partie Shkodran Hoti ka thënë për arbresh.info se ende nuk kanë ndonjë qëndrim apo vendim rreth kësaj.

“Nuk kemi komunikuar ende për ata që e diskutojnë këtë çështje, kështu që para ditës së nesëme nuk jepim ndonjë qëndrim”, ka thënë Hoti.

Data e caktuar për takim është 24 korriku. Takimi siç ka shpjeguar zyra e Presidentit ka të bëjë me diskutimet për situatën pas zgjedhjeve të 11 qershorit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme