Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se Ramush Haradinaj para disa ditësh ishte shumë i bindur se në fillim të kësaj jave do të bëhej konstituimi i Kuvendit.
Haxhiu thotë se e hënja dhe e martja u kryen , por nuk ndodhi asgjë.
Madje ajo thotë se përkundër përsëritjeve të Haradinajt se ka gjasa që këtë javë të votohet edhe Qeveria, sipas saj po shihet se nuk ka asnjë gjasë.
Ja postimi i plotë i saj:
‘Sa i bindur ishte Ramush Haradinaj (intervista në Klan Kosova e datës 11.07.2017) që në fillim të kësaj jave, të hanën do të bëhet konstituimi i Kuvendit. Madje, thoshte “ka gjasa reale që me ndodhë edhe votimi për Qeverinë”. E hënja u krye. Edhe dita e martë. Pavarësisht përsëritjes tri herë radhazi të Ramushit që ka gjasa me u votu Qeveria, po shihet se Qeveria e tij nuk e ka asnjë gjasë.’
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...