Parodizon me fotografinë e Beyonce, nëna bëhet hit në rrjetet sociale

20:54 | 18 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Fotografia e parë e Beyonce me binjakët e saj, Rumi dhe Sir Carter, ka marrë mbi 9 milion pëlqime, por një nënë nga Irlanda është bërë hit në internet për shkak të parodizimit që bëri.

Sharon Kellaway, rikrijoi fotografinë e Beyonce, duke pozuar me binjakët e saj pesë muajsh në një mjedis të shëndetshëm, në kopshtin e shtëpisë së saj, transmeton portali arbresh.info

Për BBC ajo se ‘e pashë pamjen dhe mendova se është vendi idel, kështuqë hodha sipër krahëve një batanije rozë dhe krijova versionin tim’.

_96973011_beyonce

“Nuk duhet të ishte gjë e madhe, sepse e bëra për të qeshur me burrin tim dhe me një mik në Kanada”, ka thënë ajo.

“Unë jam fanse e Beyonce dhe më pëlqejnë edhe fotografitë edhe muzika që bën ajo”, ka shtuar Sharon.

_96971008_beyoncemum

 

Megjithatë, miku i saj në Kanada nuk mendoi se do të ishte gjë e mirë që këto foto të mbaheshin në ‘sirtar’, prandaj vendosi që t’i shpërndajë në rrjetet sociale.

Që atëherë, telefoni i Sharon nuk ka ndaluar dhe ajo ‘rrezikon’ që të kthehet në një yll të vërtetë. Fotografitë e saj janë shfaqur në media lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme