Debati i krijuar rreth ndërtimit të xhamisë qendrore në lokacionin e Dardanisë në Prishtinë, është krye këputë debat politik.Dhe si i tillë mendohet se do të vazhdojë edhe për një kohë, kjo pasi që asnjë nga palët që ka ngritur dilemat rreth ndërtimit nuk po heq dorë nga qëndrimet e veta.
Zëdhënësi i BIK-ut, Ahmet Sadriu tha se iniciativa nga shoqëria civile ka tendencë ta politizoj çështjen e ndërtimit të xhamisë së madhe, por se gjasat për ndryshim të projektit janë më së minimale.
Iniciatori kryesor i nismës për ndryshimin e arkitekturës së xhamisë së madhe Yll Rugova, shprehet se objektet duhet t’i përmbushin disa kritere të cilat definohen në planin e asaj lagjeje dhe në asnjë formë nuk janë kundër ndërtimit të xhamisë qendrore.Yll Rugova Grupi Iniciues për ndryshimin e projektit të XhamisëKurse, Doktori i Shkencave Islame, Mustafë Bajrami, nuk e konsideron të gabueshme formën e cila është përzgjedhur për tu ndërtuar nga ana e BIK-ut.
Gur themeli për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë ishte vënë me pompozitet, në vitin 2012, nga krerët e atëhershëm të institucioneve kryesore të Kosovës – presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, krye parlamentari Jakup Krasniqi dhe kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa.Ndërsa dje presidenti Thaçi ka aranzhuar takim me krerët e BIK-ut, por që këta të fundit i kanë konfirmuar televizionit se takimi ishte anuluar nga zyra e presidencës.
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...