50-vjeçari për 20 vite vishet me rrobat e motrës së vdekur, për të ngushëlluar nënën

20:16 | 18 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Historia e një 50-vjeçari që për 20 vite vishet si motra e tij e vdekur, ka bërë bujë në rrjetet sociale.

Në videon e postuar në rrjetet sociale kineze, shfaqet kujdesi që ai tregon për nënën e tij të sëmurë, të cilën e vesh, e pastron dhe e ushqen, transmeton portali arbresh.info

son_disguises_self_as_dead_sister2

Për dy dekadat e fundit ai thotë se ka veshur rrobat e motrës së tij, në mënyrë që të ngushëllojë nënën e cila filloi të sëmuret mentalisht pas vdekjes së vajzës. Për ta bërë atë që të ndihet më mirë, ai filloj të sillej si motra e tij e vdekur në mënyrë që ta bëjë nënën të ndihet më mirë.

Sapo e kuptoi se një sjellje e tillë e bënte të lumtur nënën, ai e dinte nuk do t’ia dilte të vishte rroba të burra prap.

son_disguises_self_as_dead_sister3

Tani ai thotë se nuk ka asnjë veshje për meshkujt, ndërsa për të fituar bukën e gojës, ai luan me flautë në rrugë.

Ai nuk u martua kurrë, kështuqë e tërë jeta e tij sillej rreth nënës së tij.

Gjesti i tij ka përlotur dhe është përgëzuar nga shumë njerëz në botë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme