Aktori shqiptar në sheshe xhirimi me yjet e Hollywoodit

11:21 | 21 Qershor 2015
Arbresh.info

Rolet e tij janë të vogla. Mund edhe të mos kenë peshë të madhe në film, por duke qenë aktor mbështetës, ai ka zënë vend në sheshet e xhirimit me yjet më të mëdha hollywoodiane.

Marko Caka karrierën si aktor e nisi para dy vjetësh, dhe që nga ajo kohë ka marrë urdhra nga dy prej regjisorëve më të mëdhenj në Hollywood: Steven Spielberg dhe Martin Scorsese.

Ka luajtur në filmin e Spielbergut “Bridges of Spies”, ku në rolin kryesor paraqitet Tom Hanks. Duke qenë se Caka luan rolin e një fotoreporteri, në një skenë në gjykatë ai i thotë Hanksit “flash back”.

Por lista e aktorëve të mëdhenj nuk përfundon me kaq. Ai ka marrë pjesë edhe në filma ku kanë qenë George Cloooney e Julia Roberts (“Money Monster”) premiera e të cilit do të jepet vitin që vjen, me Liam Neeson (“Running all Night”). Sezonin e kaluar të serialin televiziv “Boardwalk Empire”, ka luajtur përkrah Patricia Arquette.

Këtë e konsideron si pikënisje të karrierës së tij. Falë këtyre pjesëmarrjeve në filma të mëdhenj, por me role të vogla, ai pohon se ka nisur të bëhet i kërkuar nga agjencitë filmike për role të tilla. Ani pse është futur në botën filmike, suksesin e cilëson si fat dhe rastësi.
Profesioni i tij është gazetar.

Caka u lind në Shkodër, por u rrit dhe u shkollua në Greqi.

Për shumë vjet punoi si gazetar, dhe kjo i dha mundësi që të përcjellë ngjarje dhe festivale të filmit në Evropë, kur do t’i jepej mundësia të intervistonte edhe yje të filmit.

Pikërisht këta aktorë do t’i ndihmonin që të futej në Hollywood. Tani ushtron profesionin e tij të ri, teksa projektet filmike apo rolet se ku do të jetë prezent i di deri në vitin 2017, shkruan sot Koha Ditore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme