Shpresat për ngritje të Trepçës, minatorët i kanë te Qeveria e re

19:47 | 18 Korrik 2017
Arbresh.info

Me miratimin e Ligjit për Trepçën në tetorin e vitit të kaluar, minatorët shpresuan në përmirësimin e kushteve të punës. Mirëpo, ndodhi e kundërta. Kombinati ‘Trepça’ ka muaj që është duke funksionuar pa bord, raporton KTV.

Kjo ka ndikuar negativisht në punën e gjigantit ekonomik.

Sipas drejtuesit të Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, në vitin 2017, ka pasur rënie të prodhimit.

Përveç kësaj, gjendja e minatorëve vazhdon të jetë e rëndë, si pasojë e mos-zbatimit të ligjit.

Minatorët thonë se shpresojnë që qeveria e re të mos jetë si qeveritë e kaluara.

Me Ligjin e ri, kombinati metalurgjik ‘Trepça’, është shndërruar në shoqëri aksionare në pronësi 80% të Qeverisë dhe 20 % të punëtorëve..

Javën e ardhshme të mirëpires të gjitha partitë politike parlamentare për të diskutuar për situatën pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme