Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë gati ftesat drejtuar partive politike për takim konsultativ, para se të vendos datën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
“Data e caktuar është 24 korriku,” ka bërë të ditur Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit Thaçi.
Ditë më parë, presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, publikisht i kishte rekomanduar presidentit Thaçi që në një tryezë të përbashkët të ulë liderët e përfaqësuesve të zgjedhur të popullit për të mos zvarritur më shumë konstituimin e legjislaturës së re dhe formimin e qeverisë, për shkak të procese të rëndësishme urgjente që duhet të përmbyllë Kosova.
8 gushti është afati i fundit ligjor i Presidentit për të thirrur konstituimin e legjislaturës së re dhe caktimin e mandatarit që do të propozojë ekzekutivin e ardhshëm./arbresh.info/
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...