Google ADS

Ceremonia e varrimit të publicistit të shquar Qani Mehmedi (FOTO+VIDEO)

19:04 | 18 Korrik 2017
M. A.

Në varrezat e fshatit Drogomisht të Vogël, në Kërçovë të Maqedonisë, i është dhënë lamtumira e fundit publicistit dhe gazetarit Qani Mehmedi, shkruan arbresh.info

Në varrimin e tij morën pjesë qindra miq e dashamirë, familjarë e figura të shquara si Rexhep Hoti, Riza Smaka, Ali Ahmeti, Shpend Vinca.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka thënë se Qani Mehmedi ishte një figurë tejet e rëndësishme për shqiptarët.

Ai në një prononcim për arbresh.info ka thënë se publicistika e tij do të mbahet mend.

“Qani Mehmedi ishte një figurë tejet e rëndësishme për shqiptarët. Publicistika e tij do të mbahet mend. Ai me përpjekjet e tij çdo herë u mundua që të jepte mesazh që shqiptarët të bashkohen dhe të luftojnë për ato që u përkasin”, tha Ahmeti për Arbresh.info.

20226746_10155364965255856_690307569_o

Kolegu i tij, Shaban Arifaj, nga RTK ka thënë se ai është emblema e gazetarisë shqiptare.

“Po të flas në emrin e kolegëve të RTK-së për të thënë se kujtimi për ty do të jetë i paharrueshëm. Ti je burri që le gjurmë të thella në gazetarinë dhe publicistikën shqiptare. Ti u dhe leksione shumë përfaqësuesve politik se si të mbrohet vendi”, ka thënë ai.

20182504_10155364887395856_1203291025_o

Vajza e tij Besiana Mehmedi ka thënë në fjalë rasti para të pranishmëve se Mehmedi ishte udhërrëfyes për të gjithë.

“Ne të gjithë e humbëm betejën dhe babai edhe fizikisht sot po na le. Bashkë më të shuhet edhe gjysma e shpirtit tim apo me tepër se gjysma, e di që ka qenë pasusi për shoqërinë, ishte udhërrëfyes për neve”, tha Besiana Mehmedi

20182148_10155364967960856_963164467_o

Qani Mehmedi ka ndërruar jetë mbrëmë. Ai po vuante nga një sëmundje e rëndë.

Qani Mehmedi lindi me 12 mars 1953 në Dragomisht të Vogël të Kërçoves. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Tetovë kurse studimet për gazetari dhe diplomaci në Universitetin e Prishtinës ndërsa magjistroi në shkencat politike në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës. Punoi gazetar dhe redaktor në gazetat ”Bota e re “ dhe “Zëri i Rinisë”, redaktor në Radio Televizionin e Prishtinës , në Radio Zagreb dhe në Radio Televizionin Shqiptar. Ishte redaktor i revistës “Dituria”./Arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1484947011570386/

20226564_10155364960015856_1896558642_o 20226294_10155364808305856_939124033_o 20182513_10155365033475856_653145701_o 20182504_10155364887395856_1203291025_o 20182498_10155364962940856_1411181767_o

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme