Musliu – Tërnavës: Xhamia s’guxon të ndërtohet pa leje, haram është

18:53 | 18 Korrik 2017
Arbresh.info

 

“Nuk guxon myftiu të thotë se xhamia do të ndërohet paleje, sepse është haram. E dimë ne që kjo punë nuk guxon të bëhet. Myftiu po e bën këtë cështje politike, megjithëse nuk është e tillë”

Hoxhë Osman Musliu, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se janë të papranueshme deklaratat e myftiut Naim Tërnava, se nëse nuk lejohet, xhamia në qendër të Prishtinës do të ndërtohet pa leje.

Ai ka deklaraur se asnjëherë në historinë islame xhamitë nuk janë ndërtuar pa leje dhe se është i papranueshëm presioni i shoqërisë civile në këtë cështje, njofton Klan Kosova.

“Nuk guxon myftiu të thotë se xhamia do të ndërohet paleje, sepse është haram. E dimë ne që kjo punë nuk guxon të bëhet. Myftiu po e bën këtë cështje politike, megjithëse nuk është e tillë”.

“Intelektualët e Kosovës kanë fituar fobi ndaj islamit dhe xhamive. Mendoj që kemi shumë gjëra më me prioritet në Kosovë sesa të diskutohet për ndërtimin e xhamive”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme