R. Kelly është i “tronditur dhe i pikëlluar” pas akuzave se ai mban të paktën gjashtë vajza dhe gra të reja në shtëpitë e tij në Çikago dhe Atlanta. Ai është akuzuar për këtë gje nga prindërit e vajzave, dy ish “viktima” dhe një grua që ka punuar për vite për këngëtarin.
Akuzat u ngritën gjatë ditës së djeshme në një artikull të BuzzFeed.
Dëshmitarët në artikull thonë se ylli i muzikës R & B i ka në posedim të plotë këto femra, bënë çfarë të do me to dhe e përcakton kohën se kur ato mund të pijnë e të hanë. Gjithashtu, ai e përcakton se kur ato mund ta lënë shtëpinë.
Ndër të tjerash thuhet se këngëtari bënë xhirime të shumta eksplicite me këto vajza e gra të “ngujuara” në rezidencën e tij.
Gratë në fjalë i japin të gjitha, por kundër vullnetit të tyre.
Këto janë vetëm disa nga pohimet e bëra në artikull.
Vetë R.Kelly i ka mohuar me forcë këto akuza, duke thënë se do të punoj fortë që ti demaskoj paditësit, për ta pastruar emrin e tij.
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...