Google ADS

Lirohet i oficeri i dyshuari për planifikim të sulmit

18:38 | 18 Korrik 2017
Arbresh.info

Bashkëpunëtori i dyshuar në rastin e oficerit ushtarak gjerman të akuzuar për planifikim të sulmit për të inkriminuar azilkërkuesit sirianë është liruar në pritje të gjykimit.

Mathias F., një student 25 vjeçar i ndaluar më 26 prill, u lirua pasi autoritetet besonin se kishte pak shanse që ai të përpiqej të ikë ose të mbulonte gjurmët e tij, transmeton portali arbresh.info.

Një tjetër bashkëpunëtor i dyshuar, oficer i ushtrisë Maximilian T., u lirua më 5 korrik për shkak të mungesës së provave.

Franco A., i dyshuari kryesor, është ende në paraburgim. Ai akuzohet se kishte në plan t’ia mvishte sulmin një azilkërkuesi sirian për sulmin në shërbim të së djathtës ekstreme, një ideologji anti-emigrante./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme