Google ADS

Shqipëria – Christian Panucci, ja çka deklaron Armand Duka (VIDEO)

18:16 | 18 Korrik 2017
Arbresh.info

Ka mbërritur në një përfundim jo shumë të qartë gara për trajnerin e kombëtares shqiptare.

Dy alternativat e fundit janë në një garë financiare më tepër, sesa sportive dhe preferenciale.

Përgjigja e parë me sa duket është ajo e Christian Panuccit, në rast të kundërt alternativa B mbetet Paolo Di Canio.

Panucci ka mbërritur paraditen e të martës në Romë, pasi ndodhej në Miami, ndërkohë që rreth mbrëmjes mund të mbërrijë në Tiranë. Por, pavarësisht gjithçkaje që duket e mbyllur, Armand Duka frenon sërish, në pritje të përgjigjesh përfundimtare.

“Besoj se sot zyra për shtyp do të njoftojë afatin e fundit të zyrtarizimit, apo të përfundimit të këtij procesi”, ka thënë residenti i FSHF-së, citon TCH.

Asnjëherë më parë Duka nuk ka qenë kaq në vështirësi për të vendosur për trajnerin e kombëtares.

“Është njësoj si të kesh pesë portierë shumë të mirë dhe nuk di kë të fusësh në portë”, ka deklaruar Duka.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme