Banorët e Kërrnicës së Klinës nga tash e tutje do ta kenë më të lehtë qarkullimin nëpër rrugët e fshatit të tyre dhe atë që e lidh me qendrën e Klinës dhe fshatrat Shtupel e Klinavc, duke iu falënderuar asfaltimit të rrugës kryesore dhe disa rrugëve nëpër fshat.
Punimet i ka përcjellë kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, i cili uroi qytetarët e kësaj ane për këtë rrugë, e cila do t’ua lehtësojë atyre qarkullimin, duke ua shkurtuar edhe kohën për t’u lidhur me fshatrat tjera dhe me vetë qytetin e Klinës.
“Në komunën e Klinës, vazhdojmë të realizojmë atë që ua kemi premtuar qytetarëve, që të krijojmë kushte më të mira për jetesë, duke investuar në infrastrukturë dhe në sfera tjera. Me këtë investim, ne e plotësuam një kërkesë të kamotshme të banorëve të fshatit Kërrnicë duke vazhduar me përpjekjet tona që të gjithë qytetarëve të komunës, t’u krijojmë kushte jete përafërsisht të barabarta, pavarësisht nëse jetojnë në mjedise urbane apo rurale”, ka thënë Bashota.
Faza e parë e kësaj rruge përfshin 2.856 metra ku janë investuar 116 mijë euro, ndërsa faza e dytë 900 metra rrugë të asfaltuara që kanë kushtuar 29 mijë euro.
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima