AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e Qani Mehmedit

16:01 | 18 Korrik 2017
M. A.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një telegrami ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e gazetarit Qani Mehmedi.

Këto janë fjalët e AGK-së për Mehmedin:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar sot me pikëllim dhe dhembje të madhe lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë Qani Mehmedin.

Ai punoi gazetar dhe redaktor në gazetat ”Bota e re“ dhe “Zëri i Rinisë”, redaktor në Radio Televizionin e Prishtinës , në Radio Zagreb dhe në Radio Televizionin Shqiptar. Ishte redaktor i revistës “Dituria”. Pas luftës punoi redaktor në Radio Televizionin e Kosovës, kryeredaktor në të përditshmen “ Lajm” kurse aktualisht ishte redaktor në Radio Kosovë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe kolegëve gazetarë dhe njëherit lutet që kjo dhimbje të përballohet sa më lehtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme