Dy muajt e verës, korriku dhe gushti, konsiderohen si muajt e dasmave dhe të mërgimtarëve. Gjatë këtyre ditëve gjithçka ndryshon ritmin, ndërsa ata që po i presin me “duar të hapura” kurbetqarët janë kryesisht këngëtarët dhe bizneset e vogla, shkruan albinfo.ch.
Avdil Kadrija nga Maqedonia tashmë disa ditë po qëndron në vendlindje, ku ka përfunduar përgatitjet e fundit për dasmën e dy vëllezërve të tij.Ai punon në Zvicër, ndërsa bashkë me familjarët e tij po zgjidhnin arin për nuset që po bëhen pjesë e familjes Kadrija.
Avdili thotë se kanë ndarë një buxhet të majmë për dasmën e caktuar, pasi sipas tij, duhet respektuar të gjitha traditat që i do një dasmë shqiptare. Vetëm për ari familja Kadrija planifikon të shpenzojë deri 10 mijë euro, raporton Televizioni Alsat M nga Shkupi
Televizioni Alsat-M në dyqanet e nusërisë dhe ato të dhëndërisë ka mësuar se çmimet e fustaneve të nusërisë fillojnë nga 400 euro e më lart, ndërsa një kostum komplet i dhëndërisë kap çmimin mesatar prej 150 eurosh. E për këpucët, nusja dhe dhëndri duhet të ndajnë prej 1.500 denarë e më shumë.
Qytetarët janë të ndarë për shpenzimet e mëdha që bëhen për dasma. Thonë se gjendja e rëndë ekonomike po vështirëson edhe realizimin e një dasme mesatare. Qytetarët thonë se lukset e jashtëzakonshme mund t’i lejojnë vetëm familjet e pasura.
Përveç shpenzimeve të tjera, muzika në dasmë ka rol të veçantë. E për të siguruar një këngëtar ose grup muzikor, shuma mesatare që një familje duhet të ndajë është 1.500 euro.
Në fund, për t’u dukur bukur makina e dasmës ju duhet të ndani një shumë mesatare prej 40 eurosh. Përllogaritjet dalin për një dasmë mesatare në Maqedoni që nuk shpëton dot pa shpenzuar 10 mijë euro.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...