Google ADS

Prishtina shënon Ditën Botërore të Muzikës

09:56 | 21 Qershor 2015
Arbresh.info

Komuna e Prishtinës, në bashkëpunim me partner të jashtëm, organizon festën e muzikës në kryeqytet.

Qëllimi i kësaj feste është promovimi i interpretuesve individual dhe grupor, amator dhe profesional, të cilët prezantohen në skenat e vogla dhe të mëdha të vendosura në disa lokacione me frekuencë të lartë të qytetarëve.

Organizimi i këtij manifestimi bëhet në partneritet me krijuesit dhe interpretuesit vendorë dhe të huaj të cilët do të ftohen të performojnë zhanre të ndryshme të muzikës, në skenat e pajisura me teknike dhe instrumente adekuate, të vendosura në lokacione/lagje të ndryshme në qytetin e Prishtinës, dhe në sheshin “Zahir Pajaziti” e sheshin “Skënderbeu”.

Fête de la Musique e njohur si Dita Botërore e Muzikës, është një festival vjetor i muzikës që zhvillohet në mbarë botën më datë 21 qershor, në ditën e parë të verës.

Koncepti i kësaj feste muzikore gjithëditore, ishte me origjinë nga muzikanti amerikan Joel Cohen, i cili kaloi dy sezone si një prodhues i programeve muzikore për Radion Kombëtare Franceze.

Kjo ide më vonë ishte përshtatur si një festë kombëtare në Francë, kurse më vonë filloi të festohet në 110 vende të botës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme