Zëdhënësi i Barcelonës, Josep Vives i është përgjigjur thashethemeve rreth transferimit të mundshëm të sulmuesi brazilian te Paris Saint Germaini.
Reprezentuesi i Brazilit ka qenë duke u kërkuar shumë për transferim larg nga skuadra në Nou Camp, pavarësisht të qenurit njëri nga lojtarët më të rëndësishëm qysh pas arritjes së tij në vitin 2013, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, thashethemet e fundit sugjerojnë që Paris Saint Germain ka ardhur me një super ofertë prej 196 milionë funta duke aktivizuar klauzolën e tij të lëshimit.
“E vetmja gjë që neve na intereson është të mbajmë atë të lumtur këtu”, tha fillimisht Vives. “Ai ka luajtur një sezon të shkëlqyer dhe është ende njëri nga lojtarët më të mirë në botë”
“Ai është i lumtur në klub dhe klubi është i lumtur me të. Ai e ka shprehur këtë me fjalë dhe e ka shfaqur atë me qëndrimin e tij”
“Ne jemi të relaksuar nga ajo dhe shpresojmë vetëm që sezoni i ardhshëm të jetë më i mirë”
“Largimi i Neymarit nuk është në imagjinatën e klubit, klubi mendon thjeshtë vetëm për lojtarët më të mirë si ai që t’i mbajë në skuadër, ky është simboli jonë kryesor”./arbresh.info
Vlora tejkalon pritjet e operatorëve turistikë, sezoni veror...
Peci viziton një fermë në Dubravë të Suharekës, shprehet i l...
Bora prezanton trajnerit pas largimit të Arben Krasniqit
Sfidë e zjarrtë mes Arsenalit dhe Liverpoolit, dy gola të sh...
Presidenti iranian paralajmëron kundërpërgjigje pas sulmeve ...
Vala e re e vrasjeve masive në Sudan alarmon OKB-në