Seanca mbi buxhetin e një plani të zhvillimit infrastrukturor e ka kthyer sallën e Parlamentit tajvanez në shesh lufte mes ligjvënësve të Partisë Demokratike Progresiste në pushtet, DPP, dhe rivalëve të tyre opozitare të Kuomintang-ut.
Disa nga deputetët iu vërsulën egërsisht njëri-tjetrit e kush u përpoq të ndërhynte për t’i qetësuar u rrah edhe ai.
Mosmarrëveshjet e kthyera në shkëndijën e dhunës nisën nga përplasjet mbi të ashtuquajturin program të zhvillimit të infrastrukturës, i cili mbështetet me forcë nga DPP-ja por kundërshtohet me po kaq vendosmëri nga nacionalistët e KMT-së, transmeton Tch.
Qëllimi kryesor i planit është ngritja e një infrastrukture të lehtë hekurudhore në mbarë ishullin. Ai përfshin ndër të tjera edhe masa për kontrollin e përmbytjeve dhe promovimin e energjisë së gjelbër.
Kuomintang-u i kundërvihet nismës me arsyetimin se ajo favorizon qytetet dhe fshatrat besnike të DPP-së. Për partinë opozitare, kjo është thjesht një mënyrë e gjetur nga kundërshtarët në pushtet për të siguruar sa më shumë mbështetje përpara zgjedhjeve rajonale të vitit të ardhshëm.
Kritikët këmbëngulin po ashtu se kostoja e projektit 420 miliardë dollarësh (me valutën lokale) është tepër e lartë dhe nuk ia vlen mundi që ai të vihet në zbatim. Se sa të mëdha janë kontradiktat mbi këtë çështje, pamjet nga Parlamenti tajvanez e tregojnë vetë.
Skena të tilla megjithatë nuk janë të pazakonta për tajvanezet, të cilët u përballën me episode të ngjashme në muajin prill dhe vitin e kaluar e panë Parlamentin e tyre të zhytej në kaos kur aktivistët hodhën bomba tymuese brenda në sallë pas propozimit për shkurtimin e pushimeve.
https://www.youtube.com/watch?v=Z4TyW33OYYQ
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...