Google ADS

QKUK jep shifra të ndërhyrjeve në gjashtë mujorin e këtij viti

13:25 | 18 Korrik 2017
Arbresh.info

Përkundër sfidave dhe vështirësive evidente, në Shërbimin e Kardiologjisë Invazive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) të Shërbimit Spitalor të Kosovës, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë kryer 610 koronarografi dhe 450 stentime dhe 300 balonime (PTCA).

Kjo punë është kryer nga 7 specialistë të kardiologjisë invazive dhe 5 infermier/e, përderisa nga statistika vërehet shtim i dukshëm i vëllimit të punës, për shkak se nga muaji shkurt, pas rregullit të aparatit ky shërbim ka filluar të punoj 12-orë.

Nga parallogaritja e shërbimeve rezulton se janë kursyer rreth 2 milionë euro nga buxheti për referim të pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme