Policia e Kosovës ka ndërmarr aksion për konfiskimin e motoçikletave tek ‘Qafa’, në kryeqytet, dhe arbresh.info mëson se ky aksion po zhvillohet në tërë Kosovën.
Në një prononcim për portalin Arbresh.info udhëheqësi i ekipit për kryeqytet i njësisë së komunikacionit ka thënë se janë duke ndërmarrë masa ndaj motoçikletave të cilat kanë dal në qarkullim të pa doganuara dhe të paregjistruar, të cilët nuk posedojnë patentë shofera.
“Këto motoçikleta të padoganuara dhe pa patentë shofer po shkaktojnë shumë kundërvajtje në trafik ku njëra prej tyre është shqetësimi i qytetarëve pasi që po vozitin shpejt. Ata pa doganë dërgohen në doganë ku është kundërvajtja doganore, kurse ata të cilët janë të paregjistruar duhet të regjistrohen sepse vetëm atëherë mund të vijnë ta tërhekun motorin, kurse pa patentë shofer konfsikohen ose e siguron një shofer me kategori përkatëse për motor dhe vetëm atëherë motori lirohet, ndryshe ndaj të gjithëve ngrihet procedura për kundërvajtje”, ka thënë ai.
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë