Vdes në QKUK i aksidentuari i para dy jave

11:16 | 18 Korrik 2017
Arbresh.info

Raportohet se në një aksident në fshatin Drenoc që ka ndodhur më 2 korrik të këtij viti janë përfshirë tri vetura.

Deri tek aksidenti ka ardhur nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës nga i dyshuari i cili ka hyrë në tejkalim në mënyrë të pasigurt, me ç’rast është aksidentuar me dy veturat tjera, shkruan arbresh.info.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe të dy viktimat.

I dyshuari nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në QKUK Prishtinë dje gjatë ditës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme