Aleix Vidal refuzoi transferimin te Juve

11:23 | 18 Korrik 2017
Arbresh Info

Juventusi është refuzuar nga mbrojtësi qendror i Barcelonës, Aleix Vidal.

Gazeta spanjolle ‘Sport’ raporton që Juventusi kërkoi transferimin e Vidalit pas ndërprerjes së kontratës me Daniel Alvesin pas vetëm një viti në klub, transmeton portali arbresh.info.

Juventusi kërkonte transferimin e Vidal si një zëvendësues të Dani Alvesit, i cili zgjodhi transferimin në Paris Saint Germain duke refuzuar t’i bashkohet Pep Guardiolas në Manchester City.

Sidoqoftë, Vidal i refuzoi ata pasi vazhdon të jetë i bindur për një shans të ri nën udhëheqjen e trajnerit Ernesto Valverde./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme