Sukseset e këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa nuk kanë të ndalur.
Për të kanë shkruar edhe shumë medie të njohura botërore.
E lumtur nga suksesi i Duas është shprehur edhe ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku.
Ajo i ka dërguar një letër babait të Duas, Dukagjin Lipës që është edhe menaxher i saj, transmeton Gazeta Express.
Ambasadorja Çitaku i ka shkruar letër për shkak të një artikulli që është shkruar nga prestigjiozja “New York Times” së fundmi për sukseset e yllit shqiptar Dua Lipës.
‘Sytë na u mbushën me lot kur pamë fotografinë dhe artikullin e mrekullueshëm për Duan. Çfarë ndjenje! Çfarë krenarie!”, kishte shkruar Çitaku.
Ajo thotë se ky artikull nuk është i rastësishëm pasi kanë parë punën e palodhshme të Duas dhe ekipit të saj.
“Prandaj desha që personalisht të ju falënderoj dhe t’i uroj suksese të mëtutjeshme Duas, vajzës nga Kosova që është ambasadorja më e mirë që ne mund të kemi”, kishte shkruar më tej Çitaku.
Babai i Duas, Dukagjini është shprehur tejet i privilegjuar nga kjo letër që kishte marr nga ambasadorja Çitaku.
Ai në profilin e tij në Instagram kishte postuar këtë letër duke falënderuar ambasadoren Çitaku.
“Faleminderit zonja ambasadore @vcitaku për kopjen e New York Times dhe një letre të mrekullueshme. Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj. Shihemi se shpejti. Dugi dhe Anesa”, kishte lënë mbishkrim Dukagjini.
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...