Google ADS

Itali, shqiptari ekzekutohet me tre plumba

09:29 | 18 Korrik 2017
Arbresh.info

Një shqiptarë është vrarë mëngjesin e sotëm në qytetin e Ternit Itali. Viktima është një 49-vjeçar i cili është qëlluar me armë zjarri sapo ka dal nga shtëpia.

Mësohet se fillimisht janë dëgjuar të bërtitura ndërsa viktima ishte duke shkuar për te makina e tij, mes autorit dhe viktimës në fillim ka pasur një zënkë dhe më pas autori i vrasjes ka qëlluar 4 herë drejt 49-vjeçarit.

Pas krimit autori është larguar me shpejtësi dhe armën krimit e ka hedhur në një kosh plehrash pranë vendit të ngjarjes. Policia Italiane ka filluar hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme