Ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Viets, thotë se ndërkombëtarët nuk dëshirojnë të përfshihen në formimin e Qeverisë së re.
Por thotë se vetëm dëshirojnë t’ua kujtojnë politikanëve kosovarë që këtë çështje ta zgjidhin me përgjegjësi të madhe, pasi vendi ka probleme shumë të mëdha, të cilat njëherësh janë edhe sfida të mëdha.
Këto komente Viets i ka bërë në vazhdimin e dytë të intervistës për gazetën “Zëri”, duke shtuar se kriter për liberalizimin e vizave me BE-në përpos Demarkacionit është edhe luftimi i krimit të organizuar dhe i korrupsionit. Sipas saj, në kuadër të luftimit të krimit të organizuar dhe të korrupsionit janë edhe hapa të tjerë, të cilët duhet të ndërmerren e ndër ta është edhe konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.
Gjatë kësaj interviste ajo ka folur edhe për përfshirjen e presidentit Thaçi në dialog me Serbinë, me ç’rast ka theksuar se secili format i dialogut i cili çon në normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve është i mirëseardhur, përderisa përfaqësuesit të cilët zhvillojnë këtë dialog kanë një mandat për ta bërë atë. “Në këtë rast mendoj që presidenti ka një mandat për të zhvilluar një dialog në kuptim të normalizimit të marrëdhënieve”, ka potencuar Viets.
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik