Pjepri bën pjesë në kategorinë e frutave magjikë për organizmin e njeriut. Ky frut i ëmbël ul stresin, përmban disa lloje vitaminash, si edhe parandalon plakjen e parakohshme të organizmit.
Pjepri është i pasur me hekur, kalcium, fosfor dhe me Vitamina A dhe C të domosdoshme për organizmin.
Fruti i pjeprit ofron vlera për kockat dhe dhëmbët. Por pjepri gjithashtu ofron përfitime edhe në mbrojtjen e shëndetit të zemrës, falë adenosinës, një substance natyrale që ndihmon qarkullimin e mirë të gjakut dhe parandalon infarktet.
Pjepri rekomandohet edhe për ato që vuajnë nga mëlçia e zezë dhe nga anemia. Sipërfaqe të konsiderueshme me pjepër mbillen në zonën e Ulët dhe Bregdetare të Shqipërisë. Për nga shija dhe aroma, frutat e pjeprit shqiptar cilësohen si nga më të mirët.
Në vendin tonë, pjepri ka kushte shumë të përshtatshme për kultivimin e tij në fushë dhe në mjedise të mbrojtura. Për nga klasifikimi agronomik, sipas ‘Agri.al’
Në grupin e pjeprave të kultivuar janë ato të grupit Cucumis Melo, varietet Vulgaris, të cilët klasifikohen në: Pjepëra kantalupo, me foma të rrumbullakëta, të vegjël, ose të shtypur në dy polet, me brinjë pak të dukshëm, me aromë të ngjashme si të ananasit.
Ato janë lloje që në përgjithësi nuk durojnë magazinimin dhe transportet e gjata. Në këtë grupim përfshihen grupi i kultivarëve verore si: Pjepri i Goranxisë; HB – 73, Portokallja, etj.
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...