Google ADS

Prokuroria turke kërkon burgosjen e drejtoreshës së Amnesty International

00:17 | 18 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Prokurori i shtetit në Turqi para gjykatës ka kërkuar arrestimin e drejtoreshës së Amnesty International dhe nëntë aktivistëve të tjerë të të drejtave të njeriut që tani ndodhen në paraburgim.

Idil Eser dhe të tjerët u arrestuan më 5 korrik, përderisa po mbanin një takim në një hotel pranë Stambollit, transmeton portali arbresh.info

Sipas autoriteteve turke, ata janë akuzuar për ‘komplot ndaj shtetit’, ndërsa AI e ka quajtur arrestimin ‘abuzim grotesk të pushtetit’.

Përpjekja e grusht shtetit ushtarak gjatë vitit të kaluar ka shkaktuar një goditje të madhe ndaj njerëzve që dyshohet se kanë lidhje me kleriun mysliman Fetullah Gulen, i cili është fajësuar nga Ankaraja për grusht shtet.

Më shumë se 50,000 njerëz janë burgosur në pritje të gjykimit dhe 150,000 janë shkarkuar ose pezulluar nga puna e tyre, duke përfshirë ushtarë, policë, mësues, gjyqtarë dhe shërbëtorë të tjerë publikë.

Drejtoresha e AI në Turqi së bashku me nëntë të tjerët janë arrestuar përderisa po mbanin seminar mbi menaxhimin e sigurisë dixhitale. Mes të arrestuarve janë edhe një shtetas gjerman dhe një suedez./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme