Evropa nuk është në kundërshtim me marrëdhëniet miqësore të Serbisë me shtetet e tjera.
Kështu ka thënë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i pyetur mbi pozitën e Serbisë në lidhje me BE-në, NATO-n dhe Rusinë.
Po ashtu, Daçiq rikujtoi se politika serbe mbi këto çështje nuk ka ndryshuar, transmeton lajmi.net.
“Ne jemi të vendosur për Evropën sepse besojmë se kjo është në interesin më të mirë të qytetarëve serbë. Nga ana tjetër kemi edhe qëllime tjera strategjike dhe prioritete të tilla si ruajtja e sovranitetit tonë dhe integritetit si dhe parimin e neutralitetit ushtarak për të përmirësuar marrëdhëniet tona me miqtë tradicional si Rusia dhe Kina e një numër të vendeve tjera”, deklaroi Daçiq.
Sipas tij, Serbia ka interes të ruaj marrëdhëniet edhe me Indinë, vendet e shumta afrikane dhe latino-amerikane pasi ato e mbështesin sovranitetin territorial të Serbisë kur është fjala për shpalljen e pavarësisë së njëanshme të Kosovës
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...