Të dërguarit britanikë dhe europianë nisën të hënën raundin e parë të negociatave për divorcin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Të dyja palët thonë se është koha të bisedohet deri në detaje.
Liderët e BE-së do të donin të minimizojnë problemet ekonomike dhe sociale në Europë, ndërsa ekonomia e dytë më e madhe e bllokut po tenton të shkëpusë lidhjet me kontinentin pas katër dekadash.
Kryenegociatori i BE, Majkëll Barnier do të bëjë presion mbi Sekretarin Britanik për Brexit-in, David Davis, që të pranojë që Britania të përmbushë angashimet thelbësore dhe ekzistuese dhe të ofrojë më shumë detaje mbi axhendën e saj.
Ata shtrënguan duart para kamerave në zyrat e Komisionit Europian para një seance të parë të plotë të katër ditëve bisedime.
“Ne patën një start të mirë muajin e kaluar, por tani po hyjmë në thelbin e çështjes. Çështja e të drejtave të qytetarëve, e financave, ajo e problemeve të ndarjes dhe sigurisht, Irlanda e Veriut janë katër kategoritë kryesore. Për ne është shumë e rëndësishme që të arrijmë progres, të negociojmë dhe të identifikojmë dallimet në mënyrë që të përballemi me to. Tani, është koha për të përveshur mëngët dhe për ta bërë këtë një proces të suksesshëm”, deklaroi sekretari britanik për shkëputjen, David Davis.
“Ne duhet të ekzaminojmë dhe krahasojmë pozicionet tona respektive në mënyrë që të arrijmë progres. Grupet tona të negociatorëve do të punojnë për të drejtat e qytetarëve, marrëveshjen financiare dhe çështjet e tjera”, tha negociatori i BE-së, Michael Barnier.
Të dy kryenegociatorët nuk bënë komente të mëtejshme dhe thanë se do ta informonin median të enjten, pasi ekipet e tyre të përmbyllnin katër ditët e para të bisedimeve.
Spak: U godit grupi i Suel Çelës. Dy gazetarët dyshohen se m...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...