Google ADS

4 ushtrime për 4 minuta dhe shpina juaj do t’ju thotë ‘faleminderit’

21:56 | 17 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Nëse punoni në një zyrë ku shumicën e kohës duhet të qëndroni të ulur, padyshim që pas një kohe do të përballeni me dhimbje të shpinës.

Ushtrimet për të tejkaluar këtë gjendje nuk duan më shumë kohë se 4 minuta në ditë, transmeton portali arbresh.info

Ja cilat janë ato:

Butterfly

ush1

Uluni në dysheme, bashkoni të dy gjunjët dhe këmbët. Duke përdorur duart, hapni këmbët si një libër dhe shtypni gjunjët në drejtim të dyshemesë me bërryla.  Qëndroni në këtë pozicion për 30 sekonda dhe gjatë ushtrimit merrni fryme thellë 5 herë.

Half Happy Baby

ush2

 

Shtrihuni në shpinë. Ofroni drejt gjoksit gjurin e majtë dhe mbajeni me dorën e majtë. Më pas, butësisht forcën e trupit tuaj për të shtypur gjurin e majtë në dysheme nën sqetull. Mundohuni që të mos e tensiononi supin dhe gjoksin. Qëndroni në këtë pozitë deri sa të merrni frymë thellë 5 herë dhe më pas shtrini këmbën e majtë dhe të njejtin ushtrim e përsërisni me këmbën e djathtë.

Pigeon

ush3

Uluni me gjurin e këmbës së djathtë dhe kembën e majtë e shtrini pas jush. Vithet duhet të jenë sa më fleksibile. Më pas tërhiqni duart drejt tavanit dhe merrni frymë thellë pesë herë. Të njejtin ushtrim e përsërisni edhe më këmbën tjetër.

Double Pigeon

ush4

Uluni në dysheme me këmbët tuaja drejt përpara trupit. Mblidhni gjunjtë dhe uluni këmbëkqyr duke e mbajtur pozicionin e trupit drejt. Këmbët duket të marrin një formë drejtkëndëshi. Në këtë pozitë qëndroni për disa sekonda dhe merrni frymë thellë 5 herë.

Këto ushtrime mund t’i bëni gjatë ditës, kurdo që gjeni kohë të lirë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme