80 turistë plazhi krijojnë zinxhir për të shpëtuar 9 persona të bllokuar në det (VIDEO)

20:06 | 17 Korrik 2017
L G

Nëse jeni lodhur nga jeta me gjëra e mendime negative, duket se ende ka shpresë!

Një video-imazh, i publikuar në rrjete sociale, nga gazeta e lajmeve të Panamasë, tregon se bota ka ende njerëz të mirë dhe nëse ju nuk besoni, asgjë puna juaj, transmeton Klan Kosova.

Pamjet tregojnë momentin kur në Florida, një familje u bllokua e tëra në ujërat e këtij plazhi.

Por, ajo çfarë befasoi të gjithë është një zinxhir njerëzish, i formuar prej 80 personash, në tentim për të shpëtuar nëntë persona të bllokuar në ujin me thellësi prej 15 metrash, transmeton Klan Kosova.

Për më shumë ja momenti kur të gjithë bashkohen për të shpëtuar jetët e 9 personave familjarë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme