Google ADS

Interesim i jashtëzakonshëm për të studiuar në UP, ja sa të interesuar për një indeks (FOTO)

19:26 | 17 Korrik 2017
Arbresh.info

14 mijë e 296 kandidatë kanë aplikuar për të studiuar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore për vitin 2017-18 është mbyllur sot në ora 16, shkruan Gazeta Monitor.

Në këtë vit akademik Universiteti i Prishtinës do të regjistrojë 6 mijë e 869, që i bie se më shumë se dy student kanë aplikuar për një indeks. Këto janë statistikat të cilat Gazeta Monitor, i ka marrë nga Zyra e Teknologjisë së Informacioni në këtë universitet.

Edhe këtë vit interesim më i madh i maturantëve është shënuar në Fakultetin e Edukimit, ku gjithsej anë aplikuar 1 mijë e 981 kandidatë. Pas Edukimit, interesim i madh ka qenë edhe për Fakultetin e Mjekësisë ku kanë aplikuar 1 mijë e 928 kandidatë, i pasuar nga Ekonomiku me 1 mijë e 745 kandidatë dhe Filozofiku me 1 mijë e 704 kandidatë.

Në Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore kanë aplikuar 969 kandidatë Fakultetin i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës 595, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike 615.

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike 267 Fakulteti i Arteve 467 Fakulteti i Bujq2ësisë dhe Veterinës 580 Fakulteti i Shkencave Sportive 501 kandidatë Prej 14 mijë e 296 kandidatëve , 13 mijë e 591 e kanë dorëzuar edhe dokumentacionin Fizik.

perup

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme