Google ADS

Nesër zyrtarizohet trajneri i ri i Kombëtares?

18:43 | 17 Korrik 2017
Arbresh.info

Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka më në fund ka vendosur për trajnerin e ri të kombëtares.

Kombëtarja e Shqipërisë është pa kryetrajner që nga dorëheqja e trajnerit italian Gianni De Biassi dhe që nga ajo ditë është përfolur shumë për pasardhësin e tij në stolin e kombëtares.

Sipas “Albeu.com” trajner i i ri i kombëtares shqiptare do të jetë ish mbrojtësi legjendar italian, Cristian Panucci. Kontrata pritet nesër të nënshkruhet dhe paga e tij do të jetë nën shumën 300 mijë euro.

Kjo e fundit e ka mohuar të ketë arritur një marrëveshje finale me Panuccin duke thënë se vijojnë negociatat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme