Qinda aktivistë kanë marshuar në Beograd për të dënuar dhunën në familje, nga e cila konsiderohet të kenë vdekur 19 gra, gjatë këtij viti në Serbi.
Protesta është mbajtur sot, pasi dy gra dhe një fëmijë janë vrarë nga ish burrat e grave, në dy incidetete të ndara.
Këto dy raste kanë ndodhur gjatë dy javëve të kaluara në Qendrën për Punë Sociale, në Beograd.
Në të dyja rastet, është raportuar se burrat kanë qenë të njohur edhe më parë, për dhunën e ushtruar ndaj pjestarëve të familjes.
Protestuesit, që ishin mbledhur jashtë Ministrisë për Mbrojtje Sociale, kërkuan dorëheqjen e zyrtarëve që kanë qenë përgjegjës për t’i trajtuar ankesat për dhunën në familje.
Disa nga protestuesit kanë mbajtur mbishkrime ku thuhej: “ Të reagojmë para se të bëhet vonë”, dhe “ Pse ata nuk janë në mesin tonë”, duke iu referuar viktimave të dhunës.
Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe në qytetet si, Vranja, Nishi dhe Kraleva.
Zyrtarët serbë kanë thënë se të paktën 19 gra dhe dy fëmijë janë vrarë nga dhuna në familje në Serbi, që prej fillimit të këtij vitit.
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë