Google ADS

Ja pse të gjithë u frikësohen mafiave italiane që sundojnë botën

17:16 | 17 Korrik 2017
L G

4 korrikun e vitit të kaluar qindra policë italianë morën pjesë në një nga operacionet më të mëdha ndaj Ndranghetës. Organizata mafioze kalabreze me baza të gjera në të gjitha qytetet e botës, rezultoi me 116 arrestime, mbi të cilët rëndonin akuzat e trafikut të drogës dhe armëve, vrasjeve e grabitjeve.

Midis të arrestuarve gjendeshin edhe kryebashkiakët e dy qyteteve italiane. Vërtetësia mbi veprimet e jashtëligjshme të atyre që janë pjesë e Ndranghetas është akoma më e vështirë se thjesht arrestimi i tyre.

Të ardhura multi-milionëshe  Me origjinë nga Italia e Jugut, Ndrangheta është aktualisht një nga organizatat më të fuqishme kriminale në botë, “tentakulat” e të cilës janë zgjatur deri në Amerikë, Evropë dhe Australi.

Sipas Institutit të Kërkimeve socialo- ekonomike, Demoskopika, Ndrangeta ka gjeneruar të ardhura po aq sa “Deutsche Bank” dhe “McDonald” së bashku, në vitin 2013.

Gjithashtu, studimet e vitit 2015 tregojnë se Ndrangeta ka të ardhura vjetore rreth 50 miliardë euro, që përkthehen në 2.5% të PBB të Italisë.

Ato vijnë kryesisht nga trafiku i drogës, pastrimi i parave dhe krimeve tradicionale si gjobvënie dhe zhvatje.

E pushtetshme dhe e pakapshme Organizata ka nisur aktivitetin e saj kriminal në shekullin e XIX, por fitoi famë në vitet 1960 dhe 1970, kur anëtarët e saj filluan të rrëmbenin njerëz të famshëm.

Rasti më i përfolur ka ndodhur në vitin 1973, pas rrëmbimit të nipit të manjatit të naftës Paul Getty, John Paul Getty III. Familja e tij mori tre kërkesa për para në këmbim të lirimit të tij.

Getty nuk pranoi të paguajë derisa mori në zarf veshin e nipit të tij. Në fund, ai u lirua. Nëntë anëtarët e klanit u arrestuan pas rrëmbimit, por vetëm dy prej tyre u burgosën. Në mesin e viteve ‘80, Ndrangeta krijoi një rrjet botëror të narkotrafikut.

Aktualisht grupi kontrollon deri në 80% të kokainës në Evropë. Pasquale Condello, një nga liderët e Ndrangetas, i arrestuar më 19 shkurt, 2008. Pse është e paarritshme?  Ndrageta është një klan familjar, gjë që e bën të vështirë hetimin e kësaj organizate.

Zgjerimi i saj global vjen për shkak të besnikërisë absolute dhe “omerta-s” (ligji i heshtjes). Thyerja e këtij ligji është njësoj si të tradhtosh familjen dhe dënohet me vdekje.

Sipas ritit, tradhtarëve u presin gjuhën, u vendosin një gur në gojë dhe pasi vriten, u lënë këpucët bashkë me kufomën. Falë “omertas” Giuseppe Giorgi, një nga drejtuesit e kësaj organizate, u bë “i padukshëm” për 23 vjet.

Por më në fund, kreu i Ndragetës u arrestua 2 qershorin e shkuar dhe tani e presin 28 vjet dhe 9 muaj burg. Disa fakte të pabesueshme për sunduesit e rinj të botës së krimit 1- Ndrangheta është formuar që në vitin 1860 nga një grup siçilianësh të përzënë nga ishulli e tyre të vendlindjes.

Grupi vepronte kryesisht brenda rajonit të Kalabrisë derisa një luftë mafioze brenda organizatës la 300 të vdekur. Një luftë në vitin 1980 mbaroi me 700 të vdekur.

– Grupi u bë një lojtar i madh në tregun e drogës në vitet 1990. Arsyeja? Një rënie e mprehtë e çmimit të heroinës (fusha e tyre) i detyroi ata që të hynin në tregun e kokainës. Ndërsa kartelet kolumbiane preferuan më mirë të bënin biznes me ta sesa me homologët e tyre siçilianë.

– Sipas zyrtarëve italianë, Ndrangheta përllogaritet se kontrollon 80 për qind të trafikut të kokainës në Evropë dhe besohet se ka investuar në ndërtim në Itali, Belgjikë, SHBA dhe Gjermani. – Janë të njohur për metodat e tyre brutale Në vitin 1991, tre anëtarë të organizatës vranë një kasap në rajonin Taurianova në mes të ditës.

Ia prenë kokën me një nga thikat e tij dhe e përdorën kokën e prerë për praktikë në mes të sheshit kryesor të fshatit.

Ky është vetëm një nga rastet.

– Asnjë dëshmitar kundër tyre Përpara 2008 ishin mbi 1,000 të penduar (informatorë) nga Cosa Nostra siçiliane, 2,000 nga Camorra e Napolit dhe vetëm 42 Ndrangheta kalabreze.

Pra, autoritetet nuk kanë patur fat për të bërë që pjesëtarët e ‘Ndraghetas të spiunojnë njëritjetrin, për shkak se të gjithë pjesëtarët e kësaj mafie janë familje në kuptimin e plotë të fjalës, ndryshe nga Cosa Nostra që pranon edhe të huaj si “familje”. -Mbajnë lidhje gjaku

Organizata mban lidhje gjaku mes anëtarëve të saj, duke përdorur shpeshherë martesat. “Vetëm një familje ka bërë mbi katër martesa me një familje tjetër të njëjtë”, ka treguar një ekspert për Guardian.

Duke qenë se anëtarësimi në ‘Ndragheta është i kufizuar tek të afërmit, bosët përpiqen që të maksimizojnë numrin e pasardhësve të tyre. – Parakaluan Cosa Nostra-n në trafiku e drogës Ilaria Meli, kërkuese e Observatorit të Krimeve të Organizuara në Universitetin Statale në Milano thotë se Ndrangheta hyri më shpejt se Cosa Nostra në trafikun e drogës. Strategjia e tyre solli miliarda dollarë në arkën e grupit mafioz.

– Gabimet e Cosa Nostra-s

Ngritja e “Ndrangheta-s” u ndihmua edhe nga gabimet strategjike të mafias siciliane. Në fund të viteve 1980, “Cosa Nostra” nisi një politikë “antishtet”, që kulmoi me vrasjen e dy gjykatësve kryesor të antimafias, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në vitin 1992. Qeveria reagoi duke zhvendosur ushtrinë në Siçili dhe duke miratuar një ligj të ri që lejonte mbajtjen në izolim të kriminelëve që kishin lidhje me mafien. Kjo gjë dëmtoi interesat e “Cosa Nostra-s” jashtë Siçilisë dhe ata nisën të riorganizoheshin vetëm pas disa vitesh. – Si e pësojnë ata që dalin kundër Grupi ka një strukturë hierarkie të panegociueshme.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme