Tahiri e përsëritë: Do t’i qëndroj besnik Behgjet Pacollit

17:12 | 17 Korrik 2017
M. A.

Deputeti i ardhshëm nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri, përmes një postimi në facebook ka falënderuar përzemërsisht presidentin e AKR-së, Behgjet Pacollin për besimin dhe mundësinë që i ka dhënë në aspektin partiak e politik.

Ai ka thënë se i qëndron besnik Pacollit, ashtu siç ai e çmoi veprimtarinë e tij. “Ky njeri hapi rrugët e mia në aspektin partiak dhe politik. Unë tani jam i zgjedhur nga populli si Deputet, por numrin 10 në zgjedhjet e Qershorit e kisha nga Behgjet Pacolli”, shkruan Tahiri.

Edhe presidenti i AKR-së dhe deputeti i ardhshëm, Behgjet Pacolli ka porositur Tahirin që të vazhdojë me misionin e tij në shërbim të njerëzve.

“Me bashkëpunëtorin dhe mikun tim Labinot Tahirin me të cilin ndajmë shumë vlera të përbashkëta humane. Labi, vazhdoje misionin tënd në shërbim të njerëzve dhe shoqërisë tonë. Na priftë e mbara”, ka shkruar Pacolli në Facebook. /Arbresh.info 

 

Për më shumë lexo postimin e plotë të Labinot Tahirit:

Secili njeri në jetë e ka nga një mik në ditët e vështira! Mos i harroni ata.

Ditët e vështira, ishin ato, kur një pakic e njerëzve më neglizhuan, disa nga ata bënin edhe shakatë më të ulta me emrin tim…! Nganjeherë bile thonin se edhe kam pas luajtur meq, derisa unë ndërtoja shtepia e duke ua qa hallin njerëzve të vendit tim!!!

Ndonjëherë, kur qante ‘Erdogan’ apo ‘Obama’ , për vendet e tyre dhe miqët e tyre për ta nuk bënin shaka, por me mua kishte shaka se kështu ndodh me neve shqiptarët vetem njeriun tonë e përbuzim!!! Por me mua e kanë dhe do ta kenë të kotë përgjithmonë.

Pas disa kohe, pa pritur në aspektin politik, bile edhe human, doli ky njeri i cili e çmoi veprimtarinë time si Labinot Tahiri, duke besuar shumë se unë mund ti shërbej vendit tim! Mendoj se jam shërbyes i mirë i këtij vendi ashtu do të vdes.

Ky njeri hapi rruget e mia në aspektin partiak dhe politik.

Unë tani jam i zgjedhur nga populli si Deputet, por numrin 10 në zgjedhjet e Qershorit e kisha nga Behgjet Pacolli.

Faleminderit President.

Këtij njeriu do ti qëndroj besnik ashtu sikurse jam deri më sot.

Një këshillë: RUANI MIQËT!

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme