Google ADS

Historia emocionuese e burrit që për pak tradhtoi gruan me… (FOTO)

17:02 | 17 Korrik 2017
L G

Historitë personale dhe që kanë lidhje me dashurinë gjithnjë ngjallin emocion dhe interes në publik.

E tillë është dhe historia e e komedianit, i cili vendosi që të tregoje atë që i kishte ndodhur tek ndjekësit e tij në rrjete sociale.

“Teksa i drejtohesha kasës, pashë një grua që qëndronte në radhë, e cila më la pa fjalë. Uau, lum ai djalë që e ka, mendova, dhe në moment kuptova se ishte gruaja ime. Ishte e habitshme të shihja time shoqe në të njëjtin vend, duke jetuar jetën e saj, pa ditur asgjë që edhe unë isha aty.

Dikush qëndronte mes nesh, prandaj unë thjesht e vështroja dashurinë time. Unë i dërgova disa mesazhe të tipit ‘Hej seksi’,

‘Çfarë po blen zemra ime e vogël?’, por asnjëri nuk ia tërhoqi vëmendjen, e ajo vazhdonte të kërkonte kuponin që kishte ruajtur që të blinte aty. Kështu që hoqa dorë dhe vazhdova”.

“U shokova nga bukuria e saj. Unë e shoh shpesh, por sot e pashë me një sy tjetër dhe s’mund ta besoja që unë jam partneri i saj. Së dyti, u mahnita nga fakti që ajo as nuk m’i hodhi sytë. Kjo është diçka e mirë dhe e keqe. E mirë sepse ajo nuk i kullot sytë lart e poshtë. E mirë, sepse nuk m’i hodhi sytë mua, tipit të çuditshëm që e shihte
mbrapa shpinës.

Por mbase kjo është edhe diçka e keqe. Po sikur të mos kisha qenë unë? Më erdhën ndërmend të gjitha tentativat për të fituar dashurinë e saj, përpjekjet ‘herkuliane’ që m’u desh të bëja për vite të tëra që të fitoja vëmendjen e saj dhe të pranonte të dilte me mua në një takim”.

“Së treti, jam shumë i kënaqur që e pashë plot vetëbesim, si një femër të pavarur, të aftë, të përulur, të ëmbël, plot humor.

Pastaj rrëmbeu gjërat e saj dhe doli jashtë. Nuk thashë asgjë, vetëm e vështroja teksa largohej, e admiroja duke ditur se është gruaja ime dhe unë dashuroj gjithçka rreth saj”.

Ky postim ka marrë më qindra pëlqime dhe 200,000 shpërndarje. Meqenëse gruaja e komedianit nuk është shumë aktive në rrjetet sociale, do surprizohet kur të shohë këtë postim kaq emocional të bashkëshortit të saj./click-channel.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme