Edhe pse të gjitha qelizat kanë nevojë për glukozë – një formë sheqeri që transformohet në energji, qelizat e kancerit lulëzojnë duke u ushqyer me sheqerna të rafinuar, të gjetur zakonisht në ushqimet e përpunuara dhe sheqerkat.
Procesi kur glukoza thyhet për të dhënë energji quhet “glikolizë”. Në një qelizë të shëndetshme, glukoza konvertohet në “pyruvate”, i cili kalon në stacionet e energjisë ose në mitokondri për t’u “djegur” në prezencë të oksigjenit.
Qelizat e kancerit gjithashtu kanë nevojë për glukozë, të cilën e bëjnë vetë. Por, ndryshe nga qelizat e shëndetshme, ato me kancer e krijojnë energjinë e tyre në mungesë të oksigjenit. Kjo quhet “glikoliza anaerobe”.
Kështu, ekspertët e shëndetit thonë se mënyra më e mirë për të trajtuar kancerin është mos ushqimi i qelizave të kancerit, duke i lënë “të vdesin” për glukozë.
Këtë mund ta bëni duke mos ngrënë ushqime që përmbajnë sasi të mëdha të sheqerit – sidomos ushqimet e përpunuara dhe pije me sheqer./GP
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?