I ulur në bankën e të akuzuarve rektori i universitetit të Prizrenit ka mohuar çdo akuzë që i vihet në barrë.
“Si e ndieni veten, të fajshëm apo të pa fajshëm? E ndi veten të pa fajshëm,” ka thënë Buza pak qaste para se prokurori të lexonte aktakuzën ndaj tij.
Rektori është pjesë e aktakuzës së ngritur nga prokuroria e Gjakovës e cila pretendon se është keqpërdorur pozita zyrtare, pasi disa profesorë kanë dokumentacion fotokopje dhe të pa noterizuar, dokumentacion të pa kompletuar, asistent të angazhuar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi për shkak të moshës etj.
“Po ashtu janë pranuar mësimdhënësit pas konkursit për vitin akademik 2015/2016 dhe nga këto janë 7 ligjërues të angazhuar dhe 20 janë asistentë të angazhuar pa konkurs, në këtë mënyrë ka bërë shkelje të ligjit duke dëmtuar të hyrat e Ministrisë së Arsimit”, tha prokurori Uka.
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...