Lidhja Demokratike në Prizren ka shprehur dyshimet për kurdisje nga ana e PDK-së, lidhur me shpalljen e fituesit të tenderit që pritet të ndodh për teleferikun në Kalanë e Prizrenit.
LDK në Prizren thotë se krerët lokal të PDK-së janë takuar me njerëzit e Kompanisë që dyshohet se do të shpallet fituese e këtij tenderi.
Në një reagim për media LDK thekson se ‘janë zgjedhjet lokale afër dhe Degës së PDK-së në Prizren e në qendër i duhen këta 1 milion euro të kontrabanduara përmes marrëveshjeve të fshehta, për ta blerë votën edhe në zgjedhjet lokale’.
Dega e LDK-së shprehet e vendosur në mbrojtje të interesit të qytetarëve dhe thotë se do t’i deponojë në organet e drejtësisë të gjitha provat me qëllim të demaskimit të krimit.
Dega e LDK-së, kërkon nga kryetari i Komunës, që në fund të mandatit të tij, ta bëjë një akt në përputhje me aktet ligjore, të cilat e rregullojnë punën e tij, por edhe në anën humane e qytetare duke mos lejuar abuzimin e 1 milion eurove.
LDK i kujton opinionit dhe Ramadan Mujës se nga 3 firmat ofertuese, të cilat kanë konkurruar në këtë tender, i kanë dhënë këto tri oferta:
1. Ofertuesi i parë, Vlera: 2.411.138.08 2. Ofertuesi i dytë, Vlera: 3.296.098.00 3. Ofertuesi i tretë, Vlera: 3.465,316.65.
Tenderin sipas të gjitha zhvillimeve dyshojmë se do ta fitojë Kompania me ofertën mbi 1 milion Euro më të shtrenjtë, sipas informacioneve tona më ndërhyrjen direkte të krerëve të PDK-së.
“I’a kujtojmë kryetarit Muja se do të jetë përgjegjës para ligjit edhe për tenderët tjerë të cilët janë shpallur me vlera milionëshe e ku absurdi shihet te shpallja e tenderit me titull: “Mbjellja e drunjëve dekorativ në Komunën e Prizrenit”, i cili mban vlerën e parashikuar prej 1 milion e 500 mijë Euro. Pastaj, tenderi tjetër: “Riparimi i rrugëve me kubëza betoni dhe asfalt” me vlerë të parashikuar mbi 1 milion e 500 mijë Euro, ku dyshimet edhe këtu janë se PDK dëshiron të siguroj para për fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit”, thuhet në reagimin e LDK-së.
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...